Pendarovski: Nuk ka të dhëna që rasti ndodhi për qëllime politike

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Zëvendëskryeministrin Artan Grubi , Drejtorin e Spitalit në Tetovë Florin Besimi, kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi poashtu dhe Ministra tjeter kanë vizituar spitalin e djegur modular në Tetovë, ata për media shprehën ngushllime për familjarët e viktimave, njofton Nistori nga burime në terren.

    “Jemi mbledhur këtu për të shpreh ngushllime familjarve të viktimave ku dhe ne si qeveri shpallëm tre ditë zie për të gjithë vendin, e rëndësishme është që brenda këtyre ditëve të zbulojmë arsyen se pse ndodhi zjarri në spitalin modular në Tetovë dhe nëse eventualisht ka ndonjë gabim nga faktori njeri. Për momentin jemi në këtë fazë të zgjidhjes së problemit apo zbardhjes së rastit. Deri më tani nuk ka asnjë indikator që tregon se kjo është bërë me vetëdije për qëllime politike” deklaroi Stevo Pendarovski./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hasani: Nuk është koha e dorëheqjeve, por e sfidave

    Lajmi i rradhës

    Jo transparencë totale, asnjë sqarim për opinionin rreth ngjarjes tragjike në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë