Pendarovski për “27 prillin”: Deklaratat e mia nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur sërish rreth deklaratës së tij në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

    Pendarovski tha se me deklaratat e tij nuk sheh ndërhyrje në punën e gjyqësorit, pasi siç tha, bëhet fjalë për rast gjyqësor i cili ka përfunduar.

    “Nuk kam qëndrim politik për proces gjyqësor që është në rrjedh e sipër por për proces gjyqësor që ka përfunduar. E dyta nuk ka kurrfarë përzierje në punën e gjyqësorit sepse bëhet fjalë për proces të përfunduar dhe e treta në deklaratën time unë citoj dispozitë nga Kodi Penal e cila mundëson përsëritjen e proceseve”.

    “Një nga proceset që ju i përmendët u përsërit, kishte sërish gjykim, pikërisht falë asaj dispozite të Kodit Penal. Do të thotë përzierje në punën e gjykatës është nëse tregoni se si duhet të gjykohet, ose nëse thoni se unë kam dëshmi, jo gjykata por unë kam dëshmi dhe pres që në bazë të asaj që unë e them që të rihapet rasti”, deklaroi Stevo Pendarovski.

    Ndryshe, ditë më parë ai deklaroi se më 27 prill të vitit 2017 në ngjarjet e dhunshme në Kuvend nuk ka pasur “terrorizëm”, duke shtuar se mbështet një rigjykim të kësaj lënde./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia nënshkruajnë marrëveshje për heqje të vizave

    Lajmi i rradhës

    Shtetësia, përgatiten amendamentet për në Komisionin e Sigurisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë