Pendarovski: Që qytetarët e RMV të përfitojnë nga Unioni, përveç integrimit tregtar, është i domsodoshëm edhe integrimi politik

    Pavarësia e përforcon shpërnguljen masive të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me atë humbim kapit të çmieshëm njerëzot dhe social nga i cili varet rritja afatgjate ekonomike dhe zhvillimi i shteteve tona dhe i tërë rajonit. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale kyçe për zhvillimin ekonomik, siç janë investimet, produktiviteti i punës, dimensionimi i arsimit sipas kërkesave të tregut të punës dhe krijimi i vendeve të punës, porositi presidenti Stevo pendarovski në fjalimin në Konferencën e nëntë ndërkombëtare hulumtuese që e organizojnë Banka popullore dhe Komiteti për ndërlidhje e Breton Vuds, përcjell Nistori.

    Sipas Pendarovskit, kjo më së miri mund të arrihet përmes reformave të përforcuara dhe intergrimit të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.

    “Integrimi më i madh tregtar dhe financiar i rajonit në tregun evropian, në dekadat e kaluara ishte një prej fundamenteve vitale të rritjes ekonomike. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mu ekonomia e vendit tonë ka nivel më të lartë të integrimit tregtar me BE-në. Por, për që qytetarët e Maqedonisë së Veriut t’i ndjejnë përfitimet nga Unioni, përveç integrimit tregtar, është i domsodoshëm edhe integrimi politik – që do të thotë pranimi i standardeve dhe kritereve evropaine. Prandaj, neve, dhe vendeve të rajonit na nevojitet më shumë se kurdo herë përforcimi i mëtutjeshëm, dhe jo pakësimi i lidhjeve me ekonomitë e zhvilluara”, potencoi Pendarovski.

    Si ekonomi e vogël, e hapur dhe e varur nga importi, vendi, vlerësoi, në mënyrë disproporcionale i ndjen efektet nga goditjet globale. Efektet nga kriza shëndetësore, energjetike, ekonomike, sociale dhe e sigurisë konvergjuan në poli-krizë e cila i rriti çmimet e energjensëve dhe të prodhimeve ushqimore, e ngadalësoi rritjen ekonomike, e përshpejtoi inflacionin, i rriti shpenzimet për jetë dhe e ngushtoi hapësirën për mbështetje të ekonomisë.

    “Prandaj për ne është me rëndësi të gjendet model për amortizim të goditjeve të tregjeve në ambient të rrethanave vazhdimisht të ndryshueshme ekonomike”, nënvizoi presidenti.

    Ai foli edhe për politikën monetare. Në kushte të ambientit jostabil të jashtëm dhe presioneve gjithnjë e më të mëdha të çmimeve, posaçërisht për shkak të luftës në Ukrainë, Banka popullore, tha, sipas shembullit të Bankës qendrore evropiane, filloi ta adaprojë politikën e vet monetare.

    “Me atë rast, është fakt se politika e shëndoshë monetare kontribuoi që të ruhet stabiliteti makroekonomik i shtetit dhe pjesërisht të ngadaësohet inflacioni në rritje. Por, kjo nuk do të thotë se të gjitha sfidat janë tejkaluar. Rreziqet gjeopolitike dhe gjeoekonomike dukshëm i përforcojnë efektet afatgjate negative dhe ndaj demografisë”, theksoi shefi i shtetit.

    Para Pendarovskit, në konferencë folën guvernatorja Anita ANgellovska Bezhoska dhe drejtori ekzekutiv i Komitetit për transformim të Breton Vuds (KTBV), mark Uzan.

    Lajmi Paraprak

    Policia e Kosovës në pronat e Radoiçiqit, kjo është lista e pronave që u bastisën

    Lajmi i rradhës

    Avokati Petronijeviq i drejtohet publikut në emër të Millan Radoiçiqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë