Policia e Kosovës në pronat e Radoiçiqit, kjo është lista e pronave që u bastisën

    Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

    Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. I njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.

    KALLXO.com meson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.

    Burime të KALLXO.com, mësojnë se përpos restorant “Grey”, Policia e Kosovës, sot ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet të jetë në pronësi të Millan Radoiçiq, nënkryetarit të Listës Serbe.

    Radoiçiq ka qenë pjesë e grupit të armatosur që kreu sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.

    Sipas Policisë, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

    “Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”- thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Neziri: Aleanca për Shqiptarët nuk do ta braktisë qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Që qytetarët e RMV të përfitojnë nga Unioni, përveç integrimit tregtar, është i domsodoshëm edhe integrimi politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë