Pendarovski: Rusia prodhon propagandë politike dhe një fushatë dezinformuese për të gjithë rajonin e Ballkanit

    Nënkryetari Stevo Pendarovski në një intervistë për gazetën greke Etnos thekson se Rusia prodhon kërcënime jashtëzakonisht serioze hibride për të gjithë rajonin e Ballkanit, veçanërisht propagandë politike dhe një fushatë dezinformuese, përcjell Nistori.

    “Në Maqedoninë e Veriut, kompleksiteti dhe intensiteti i tyre është i njëjtë me atë të vitit 2018, gjatë referendumit pas Marrëveshjes së Prespës. Nuk kam njohuri të plota për vendet e tjera, por disa pika të dobëta në rajon janë të njohura mirë për Moskën dhe sigurisht që po përpiqet të depërtojë”, thotë Pendarovski.

    Lidhur me propozimin francez, presidenti Pendarovski përsëriti se për të ai është një lloj kompromisi kalimtar me një pengesë të vendosur rrugës.

    “Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund do të fillojmë negociatat për anëtarësim dhe ky është përfitimi më i madh i saj. Megjithatë, pas procesit të shqyrtimit, ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave, e ai është amendamenti me të cilin bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë. Duke marrë parasysh ndarjen aktuale politike, shanset janë shumë të pakta që ndonjë parti politike të sigurojë një shumicë prej dy të tretave në parlament që do të mbështeste atë amendament kushtetues.” – mendon kreu i shtetit.

    Në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, Pendarovski flet për kontributin e tij në intervistë, duke theksuar se efekti i drejtpërdrejtë i saj është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.

    I pyetur nëse shpreson për një mandat të dytë, presidenti Pendarovski thekson se përqëndrimi i angazhimit të tij është ta menaxhojë vendin sa më mirë në ujërat e turbullta të politikës së brendshme dhe ndërkombëtare.

    “Vetëm një gjë është vërtet e rëndësishme për mua – pikëpamjet dhe mbështetja e bashkëqytetarëve të mi. Gjatë gjithë karrierës sime, nuk kam menduar kurrë ndonjë lëvizje në të ardhmen pa mbështetjen e njerëzve të mi.” – thekson Pendarovski në intervistën për gazetën greke Etnos. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Me çfarë akuzash mund të përballet Trump?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë