”Pengmarrja”, blegtori i Toplicës së Gostivarit thirret në bisedë informative

    Njësia Policore Galatë njofton për Nistori se personat R.R. (53) nga fshati Toplicë, i cili është blegtor dhe pronar i fermës dhe Xh.H. (46) nga Republika e Shqipërisë i cili ishte i punësuar si bari i deleve, janë thirrur për bisedë informative në lidhje me kronikën e OraNews, me pretendimin e ndalesës së paligjshme të personit Xh.H nga pronari ku ishte i punësuar.

    “Më 22.05.2021 në ora 15:30 në Njësinë Policore “Galatë” janë thirrur personat R.R. (53) nga fshati Toplicë, pronar i një kopeje delesh dhe Xh.H. (46) nga Republika e Shqipërisë i cili ishte i punësuar si bari i deleve, në lidhje me botimin e mëparshëm në media, me pretendimin e ndalimit të paligjshëm të personit Xh.H”, njofton policia e Tetovës për Nistori.

    Punëdhënësi R.R. në bisedën informative e ka mohuar që ai të kishte mbajtur në mënyrë të paligjshme personin nga Shqipëria dhe se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje. SPB Tetovë ka marrë masa shtesë për ndriçimin e plotë të rastit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë ushqim

    Lajmi i rradhës

    Ernesto Sabato: Nëna ime ka jetuar me nostalgjinë e të parëve, gjithmonë fliste shqip me vëllain e saj…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë