Pensionimi i një profesori, çka më tej? (Video)

    Festa e flamurit – 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit shqiptar. 28 Nëntori çdo vit i bën bashkë të gjithë shqiptarët, por kjo ditë shënohet edhe si ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari, shkruan Nistori.

    Nuk rastis shpesh që njerëzit të lindin në këtë ditë, gjë për të cilën do ta dëshironte pothuajse çdo shqiptar. Profesori Azbi Ademi nga Tetova, në çdo 28 nëntor feston edhe ditëlindjen e tij, por këtë herë edhe daljen në pensionim. E takuam në Gjimnazin e Tetovës.

    Nxënësit e prisnin te oborri i shkollës për t’ia uruar festën e nëntorit, ditëlindjen, por edhe për t’i uruar një pensionim të mbarë. E përqafuan dhe shkrepën fotografinë e fundit si profesor – nxënës.

    Për profesor Azbiun shprehën fjalë miradie edhe drejtoresha e gjimnazit dhe kolegët që e takuan për herë të fundit si profesor. Profesor Azbiu do të mbetet ikona e Gjimnazit dhe është i mirëseardhur në shkollë tashmë si këshillues i kolegëve të gjeneratës së re, kështu e cilësuan kolegët e punës. /Nistor/

    Lajmi Paraprak

    “Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë”

    Lajmi i rradhës

    LSM: Gjykata Kushtetuese të mbështes marrëveshjen që e diela të jetë ditë jo-pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë