Pensionohet prezantusja e famshme e lajmeve, Besa Çejku Buçinca

    Prezantuesja e lajmeve, Besa Çejku Buçinca sonte është paraqitur në televizionin publik për herë të fundit në këtë cilësi.

    E konsideruar si ikonë e televizionit publik dhe lajmeve të orës 19:30 Çejku Buçincën është paraqitur sonte para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj.

    Bujçinca për rreth 4 dekada është paraqitur para shikuesve të televizionit për të dhënë lajmet.

    “Bashkë me besën kemi dhënë lajmet në kohë të vështira, por edhe të mira për 4 dekada”, ka njoftuar Muçaj.

    “Pas pak në Lajmet Qendrore. Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca. Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca”, ka njoftuar ai.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria shtyn gjendjen e emergjencës energjetike deri më 30 qershor 2023

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE-së për Shqipërinë: Kërkohet më shumë në luftën kundër pastrimit të parave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë