Për 6 muaj, tri bankat në RMV fituan mbi 136 milionë euro nga kamatat e larta

    Tri bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, “NLB Banka”, “Stopanska Banka SH.A. Shkup” dhe “Banka Komerciale”, kanë realizuar mbi 136 milionë euro si të hyra neto nga kamata, në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

    Këto të hyra janë rezultat i kamatave të mbledhura nga klientët në bazë të huave të lëshuara, të minusuara nga shpenzimet e interesit.

    Këto banka regjistrojnë rritje të vazhdueshme të përfitimeve, nga të ardhurat e interesit, që mbetet burim kryesor i të ardhurave, së bashku me rritjen e të ardhurave nga provizionet dhe tarifat.

    Këto rezultate u arritën në kushte të normave të larta të interesit, të cilat mbahen sipas politikës së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Sa janë aktiv nxënësit e RMV gjatë pushimeve?  

    Lajmi i rradhës

    Kurti qëndron në Shkup pas incidentit ku u përfshi Osmani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë