“Për dy muaj mbi 170 mijë qytetarë të fotografuar për dokumente udhëtimi”

    Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmaçaliev sot së bashku me sekretaren shtetërore, Magdalena Nestorovska, i vizitoi shërbimet administrative të MPB-së të cialt ndodhen në ndërtesën e RTVM-së, me qëllim të kontrollit të procesit të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

    Siç informojnë nga MPB, kryesia e Sektorit për punë qytetare në ndërtesën e RTVM-së, e informoi Bojmaçalievin për procesin e ndërrimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

    “Nëse i marrim muajt dhjetor 2023 dhe janar 2024 në raport me procesin e ndryshimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve numri i përgjithshëm është 176.159, që është katër herë më i madh krahasuar me periudhën e njejtë prej dy muajve 2023, 2022 dhe 2021, kur ai numër brenda muajit nuk tejkalonte 24.000. Me këtë mund të konstatoj lirisht se është arritur numër rekord në këto dy muaj”, thotë Bojmaçaliev.

    Me këtë rast zëvendësministri plotësues Bojmaçaliev përkujtoi rrogën e paguar shtesë për të punësuarit e përfshirë në procesin e ndryshimit të dokumenteve personale, të cilët punojmë në mënyrë të palodhshme dhe me përkushtim gjatë fundjavave dhe festave, për çka edhe një herë i falënderoi kolegët.

    Lajmi Paraprak

    Punësimet, ndërtimet, pagesat para zgjedhjeve – Komisioni Kundër Korrupsion paralajmëron partitë politike

    Lajmi i rradhës

    Rritet çmimi i benzinës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë