Për fishekzjarret ilegale, vetëm përgjegjësi kundërvajtëse ndaj Drin Ahmetit

    Drin Ahmeti nuk do të mbajë përgjegjësi penale për transportin e mjeteve piroteknike. Ai me vete kishte shtatë raketa fishekzjarresh dhe 15 kuti fishekzjarri, ndërsa Prokuroria argumentoi se nuk bëhet fjalë për një sasi që kërkon përgjegjësi penale, por për fillimin e procedurës së kundërvajtjes, përcjell Nistori.

    “Materiali piroteknik në fjalë, i cili u gjet dhe u sekuestrua, nuk është i një sasie të madhe që mund të inicojë ndjekje penale dhe përgjegjësi të mundshme penale, si dhe për faktin se Ministria e Punëve të Brendshme si autoritet kompetent për ngjarjen ka bërë njoftim, e jo kallëzim penal deri te Prokuroria”, sqarojnë nga Prokuroria.

    Për rastin është lëshuar urdhër deri te MPB – Zyra për Siguri Publike – SPB Shkup, me të cilin Prokuroria ka kërkuar që ndaj Ahmetit të fillojë procedurë kundërvajtëse konform dispozitave të Ligjit për mbrojtje nga lëndët shpërthyese.

    Për blerjen e fishekzjarrëve, Ahmeti kishte një faturë nga një person juridik, veprimtaria e të cilit është shitja e mjeteve piroteknike, dhe një person tjetër juridik ishte angazhuar për kryerjen e fishekzjarrëve. Ai, megjithatë, nuk ka pasur leje për kalimin e mjeteve piroteknike siç e kërkon ligji – diçka që përbën shkelje dhe për të cilën është paraparë të zhvillohet një procedurë penale nga komisioni në MPB, shton Prokuroria. .

    Drin Ahmeti, i cili është nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, u gjet me mjete piroteknike në veturën e tij gjatë kontrollit policor më 30 dhjetor 2023. Pak muaj më parë ai ishte në sy të publikut kur u bë bashkëpronar i Qendrës Tregtare “Soravia”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lodhja e vazhdueshme dhe dhimbja e trupit pa shkak, pse ndodh

    Lajmi i rradhës

    Kosova në 13 vite humbet 12% të popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë