Kush ishte kameramani i parë që dokumentoi ngjarjet më të rëndësishme në RMV dhe botë

    Ka vdekur kameramani legjendar, Gjoko Popovski, i njohur për regjistrimin e filmimeve të para të tërmetit në Shkup në vitin 1963. Me dekada ai ishte pjesë e redaksive televizive dhe ekipeve të dokumentarëve. Ai poashtu ishte një nga kameramanët që regjistroi shumë ngjarje me presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito, përcjell Nistori.

    I popullarizuari Ganjo ishte dëshmitar i disa luftërave, katastrofave natyrore dhe tërmeteve në të gjithë botën. Me fotoaparatin e tij ai dokumentoi shumë momente prekëse dhe fate njerëzore.

    Një ditë më parë, Ganjo bleu dhjetë shirita filmi për aparatin e tij, duke mos ditur që fotografitë nga ato shirita filmi do të udhëtonin nëpër tërë botën, pasi shkupjanët të zgjoheshin nën gërmadha në orën 05:17 të mëngjesit dhe ai ishte i pari që dokumentoi ngjarjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Defender 21 në Zall Herr, trupat amerikanë dhe shqiptarë operojnë sot në kantiere

    Lajmi i rradhës

    A funksionon projekti “Mirë se vjen bebe” në spitalin e Tetovës!?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë