Për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d nevojiten rreth 2000 punëtorë

    Për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, konsorciumit “Bectel dhe Enka” do t’i nevojiten rreth dy mijë punëtorë të profileve të ndryshme. Ky informacion u bë i ditur në ditën e parë të panairit të punësimit që u mbajt sot pasdite në Agjencinë për Punësim në Gostivar në konsorciumin amerikano-turk. Mes të ftuarve dhe qytetarëve të interesuar ishte edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Ai theksoi se korridoret 8 dhe 10d janë, siç tha ai, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë dhe se nevojiten punëtorë.

    “Dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë njerëzit, jo vetëm nga Gostivari, të aplikojnë në adresat e dhëna dhe të bëhen pjesë e ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë, me të cilin do të ndërtojmë një zgjidhje autostradë deri në kufirin me Shqipërinë dhe gjithashtu duke lidh autostradat me Prilepin dhe Manastirin. Në bisedë me menaxherët është planifikuar të ketë mbi 2000 vende pune dhe shpresojnë që të gjitha të jenë nga Republika e Maqedonisë”, deklaroi Grubi pas vizitës në vetë Gostivar.

    Në emër të ekipit drejtues të konsorciumit, disa prej pyetjeve të gazetarëve lidhur me pagën e punëtorëve dhe fillimin e punimeve konkrete, iu përgjigj Xhoshua Bejker, drejtori i projektit, Jpa treguar numra dhe afate të sakta.

    “Në javët në vijim mund të fillojmë me punimet ndërtimore në terren. Jemi duke bërë përpjekje serioze për të nisur së shpejti punimet ndërtimore. Jemi duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe komunat për shpronësimin e tokës dhe përgatitjet, tha Bejker dhe theksoi se janë duke u bërë përgatitje për ndërtimin e dy kampeve, njëri në afërsi të Gostivarit dhe një në mes të Manastirit dhe Prilepit.

    Ai nuk tha një shumë të caktuar sa i përket çështjes së pagës së punëtorëve, por tha se ato do të jenë sipas pozicionit të tyre të punës dhe formohen sipas kërkesës aktuale në tregun e punës. Bejker pret që më shumë firma lokale të përfshihen si nënkontraktorë.

    Në ditën e parë të panairit, në qendrën e punësimit të Gostivarit, rreth pesëdhjetë persona aplikuan për punë në Behtel dhe Enka, përfshirë inxhinierë ndërtimi që kërkojnë punë dhe njerëz tashmë që punojnë. Ata më së shumti u interesuan për pagën, orarin e punës dhe se kur do të marrin përgjigje pas aplikimit të tyre.

    Lajmi Paraprak

    Për shtatë muaj në Dibër janë kurorëzuar 75 çifte

    Lajmi i rradhës

    Procedurë parahetimore për drejtorët e shkollave të emëruar në mënyrë të paligjshme në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë