Për nëntë ditë në RMV janë regjistruar mbi gjysmë milionë qytetarë

    Mbi 500 mijë qytetarë janë regjistruar në nëntë ditët e para të Regjistrimit të popullsisë. Enti Shtetëror për Statistika vlerëson se regjistrimi vazhdon me intensitetin e dëshiruar, ndërsa kryeministri Zaev pret që ky regjistrim të përfundojë me sukses më 30 shtator.

    Regjistrimi në fillim kishte probleme teknike që u tejkaluan me përditësimin e softuerit.

    Kryeministri Zaev falënderoi qytetarët të cilët e njohin rëndësinë e zbatimit të regjistrimit të popullsisë.

    “Pres që regjistrimi të vazhdojë me dinamikën e paraparë dhe të gjithë aktivitetet të përfundojnë deri më 30 shtator”, u shpreh Zaev në Facebook.

    ENSH gjatë ditës së djeshme njoftoi se deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona, ndërsa mundësinë e vetregjistrimit të popullsisë jashtë Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar 192.538 persona.

    Ndryshe, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

    Lajmi Paraprak

    Zaev do të takojë kancelaren Merkel në Tiranë

    Lajmi i rradhës

    Regjistrim pa dokumente identifikimi nuk mund të ketë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë