Për të hyrë në Maqedoni duhet të posedoni certifikatën e vaksinimit ose testin

    Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01 shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

    Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

    “Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njofitm.

    Lajmi Paraprak

    Ishull i ri në Grenlandë, tani është pika tokësore më veriore në botë

    Lajmi i rradhës

    KSHZ: 15 kandidatura të pavarura për kryetarë komunash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë