Për një familje katëranëtarëshe nevojiten të paktën 60 mijë denarë për të mbijetuar muajin, tha zëvendësministri i financave Nikollçe Jankullovski në Biznes21 që transmetohet sonte, duke shtuar se ky është qëndrimi i tij personal. Kjo është afër shumës që e përllogarit LSM-ja për shportën minimale sindikale. Jankullovski personalisht mendon se edhe paga minimale 24 mijë denarë nuk mjafton.
-Sa shpenzoni ju në muaj, të themi sa ju duhen?
-Për familje katëranëtarëshe rreth 60 mijë denarë.
-Sipas mendimit tuaj personal a mjaftojnë 24 mijë denarë?
-Qëndrimi im personal është se nuk mjaftojnë, ky është qëndrimi im. Këtu janë edhe punëdhënësit të cilët duhet t’i paguajnë mjetet financiare, ndërsa në anën tjetër janë sindikatat.
Jankullovski nuk pajtohet se pushimet janë luks dhe personalisht ai mendon se të paktën pushime në Dojran duhet të përllogariten në shportën minimale konsumuese.
-A mendoni se pushimet janë luks, të paktën edhe në Dojran.
-Secili punëtor meriton të shkojë në pushime.
-E përmendët Dojranin, një shumë të caktuar mund të hyjë në shportën konsumuese. Por ky është qëndrimi i Nikollçe Jankullovskit, jo qëndrimi i zëvendësministrit i financave.
Edhe pse Ministria e financave është përfshirë në përpilimin e shportës e cila tashmë është gati dhe deri më tani duhej të shpallej, megjithatë Jankullovski nuk zbuloi detaje se sa është shuma dhe çfarë përfshin.
Se pushimet jashtë vendit sipas qeverisë janë luks dhe nuk do të përfshihen në shportën minimale kohë më parë deklaroi edhe zv/ministri i ekonomisë, Risteski. Por nuk u përgjigj konkretisht nëse do të përllogariten shpenzimet për pushim 7 ditor në Dojran që hyn në shportën minimale sindikale.
Ndryshime në shportë kërkoi kryeministri Mickoski për shkak se konsiderohej se në shportën e sindikatës ka pasur produkte të çuditshme. Ministria e ekonomisë dhe disa institucione publike e përpiluan shportën. U paralajmërua se do të publikohet në fund të prillit, por kjo ende nuk ka ndodhur. Askush nuk zbulon sa do të jetë shuma dhe çfarë do të përfshijë shporta. Ajo që dihet është se në vend për një familje katëranëtarëshe, do të përllogaritet për një familje treanëtarëshe.