Mexhiti: Grubi është duke eliminuar trashëgiminë e BDI-së

    Izet Mexhiti është i bindur se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të sjell një vendim të duhur kundrejt “Grupit të zjarrit”, vlerëson ai në ClickPlus.

    Sipas Mexhiti, kjo do të ndodh pasi ai bashkë me Nevzat Bejtën dhe Teuta Arifin, në vitin 2016 e shpëtuan BDI-në duke e bërë fitimtare.

    “Atëherë (në vitin 2016) e kemi pasur një përplasje, se a duhet të ndahemi nga (Nikolla) Gruevski ose jo apo duhet të rrimë me të? Ju kujtohet mirë kur promovohej edhe Qeveria me Gruevskin me 8 resore nga mediumet nga Shqipëria zotëri Grubi? Edhe kritikat e VMRO-së kur i tha se ‘nuk ke të drejtë të kritikosh VMRO-në se ke qenë inventar i VMRO-së! Edhe atëherë kemi qenë bashkë. Unë, Nevzati (Bejta) dhe Teuta (Arifi), por kemi dalë fitues”, tha Mexhiti.

    Ai foli edhe për zv.kryeministrin Artan Grubi, ku tha se “ai është duke eliminuar trashëgimin e BDI-së dhe politikisht personalitete politike”.

    “Me reformat që po i paralajmëron, Grubi mundohet të eliminojë një trashëgimi të BDI-së duke i eliminuar edhe politikisht personalitetet politike, brenda – shtyllat e BDI-së, duke u munduar të bëjë një trashëgimi të re”, tha Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Pse Rusia e ndërroi komandantin për luftën ndaj Ukrainës?

    Lajmi i rradhës

    Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë