Përdorimi i celularit më i rëndësishëm se siguria gjatë ecjes

     Përdorimi i celularit është bërë më i rëndësishëm për ne sesa siguria, kjo është përshtypja nëse i kushtoni vëmendje këmbësorëve në kryeqytet. Nëse shikoni këmbësorët, do të vini re se vështirë se ndonjëri prej tyre do t’ju shohë në sy ose do t’i kushtojë vëmendje rrugës përpara. Të gjithë po shikojnë celularët e tyre. Dikush shkruan, dikush lexon dhe fakti është se sa vjen e shtohet numri i atyre që në vend që të shikojnë para tyre, shikojnë ekranet e celularëve. Ndoshta një nga problemet më të mëdha është se ata kalojnë rrugët në të njëjtën mënyrë, një procedurë që fatkeqësisht mund t’u kushtojë jetën shumë prej tyre. Të gjithë gati se kanë qenë dëshmitar të një situate ku një këmbësor është përplasur me ju vetëm sepse ai po shikonte celularin. Fatkeqësisht, situata të tilla janë mjaft të zakonshme në kryeqytet por edhe në qytetet tjera të vendit.

    Shpesh herë hasim të shohim ku qytetarët duke kontrolluar telefonin e tyre janë përplasur mes vete, kanë goditur ndonjë shtyllë apo kanë kaluar në semaforin e kuq. Ka mijëra raste të tilla në kryeqytet. Fatkeqësisht, për këtë sjellje jashtëzakonisht të papërgjegjshme të këmbësorëve, nuk ka dënime që do të sanksiononin këmbësorët, të cilët nga ana e tyre lëvizin si zombi nëpër rrugët e qyteteve në vendin tonë. Ky është një problem mjaft i madh në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë, për të cilin janë kushtuar një numër i madh apelesh dhe fushatash.

    Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) pothuajse çdo ditë realizon një numër të madh fushatash për mbrojtjen e përdoruesve të rrugës. Megjithatë, për fat të keq, për këtë kategori përdoruesish të rrugës nuk kanë asgjë për të komentuar shumë. Zëdhënësi i RSBSP-së, Dejan Andonovic, thotë se jo gjithmonë varet gjithçka nga gjobat. Ndonjëherë, siç thotë ai, gjithçka varet nga kultura e trafikut. “Duhet të ngrihet niveli i kulturës së trafikut, jo gjithçka duhet të rregullohet me ligj dhe sanksione. Ne duhet të ndërgjegjësojmë vetë. Ligjërisht, përdorimi i celularit është i dënueshëm nëse jeni në timonin e makinës, por nëse nuk jeni, nuk ka asnjë dispozitë ligjore dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u ndëshkuar. Duhet të theksoj se jo gjithçka është në ligj dhe krahas ligjit duhet etika, morali, ndërgjegjësimi i publikut. Jemi duke punuar në ngritjen e vetëdijes publike, por po shkon shumë ngadalë dhe kërkon kohë”, thotë Andonoviç.

    Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kohëve të fundit ka shtuar kontrollin në komunikacion me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, e cila sipas tyre, ka rezultuar e suksesshme pasi që këtë vit kemi më pak aksidente gjatë kohës së verës në krahasim me aksidentet në vitet e kaluara. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Kordallov: Kritikat e Bërns, qëllimmira

    Lajmi i rradhës

    Për shumicën e qytetarëve druri mbetet alternativë e vetme për ngrohje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë