Përdoruesit e rrjeteve sociale tallen me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov, pas publikimit të një ‘videoje propaganduese’ për të (Video)

    Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, është tallur pasi ai publikoi një video që tregonte atë duke vrapuar në lëvizje të ngadaltë – me një mitraloz të rëndë – teksa në prapavijë dëgjohet muzikë me zë të lartë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lideri famëkeq i Çeçenisë është përballur me tallje në mediat sociale, veçanërisht në mesin e ukrainasve.

    Në atë që duket të jetë një video e çuditshme promovuese, ai u pa duke vrapuar me shpejtësi të plotë nëpër terren, ndërsa një flotë SUV-sh lëviznin pas tij.

    Një përdorues në Twitter pyeti nëse ai po këshillohej nga Steven Seagal pasi pamjet i ngjanin një filmi aksion të viteve 1980 me muzikën e tij të lartë në sfond. 

    Lajmi Paraprak

    TAV Maqedoni vazhdon me fluturimet sipas orarit të rregullt

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për heqjen e tatimit progresiv dhe tatimit të interesit të kursimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë