TAV Maqedoni vazhdon me fluturimet sipas orarit të rregullt

    Aeroporti Nderkombëtar i Shkupit / Fotografia: Nistori

    Nga TAV Maqedoni njoftojnë se sipas njoftimit që e kanë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas kontrollimeve në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, është vërtetuar se bëhet fjalë për raportim të rremë për bombë.

    Nga TAV Maqedoni theksojnë se nuk ka fluturime të anuluara dhe se aviokomunikacioni vazhdon sipas orarit të rregullt.

    Kujtojmë se sot në mëngjes të gjitha fluturimet u anuluan për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në Aeroportin e Shkupit.

    Krahas raportimit në Aeroportin e Shkupit, është kërcënuar edhe Federata e Maqedonisë, kurse një ditë më herët, raportim të rremë kishte në shkolla fillore të Shkupit dhe Kumanovës.

    Lajmi Paraprak

    Vendimi për lëndën “Shënjestra – Fortesa”, Spasovski: Kjo na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi

    Lajmi i rradhës

    Përdoruesit e rrjeteve sociale tallen me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov, pas publikimit të një ‘videoje propaganduese’ për të (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë