Përfaqësuesit e SPOGJ parashtrojnë kërkesat e tyre për rritjen e pagave për 78% dhe kthimin e shtesave të pagave

    U realizua takimi i parë mes sindikatës së punonjësve të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë publike me përfaqësuesit e qeverisë.

    Në takimin e parë të grupit të punës, përfaqësuesit e SPOGJ i kanë parashtruar kërkesat e tyre për rritjen e pagave për 78 përqind dhe kthimin e shtesave të pagave, ndërsa siç njoftoi kryetari i kësaj sindikate, rezultate më konkrete presin në takimin e javës së ardhshme.

    Ai tha se pasi ta marrin ofertën prej përfaqësuesve të pushtetit, do ta dorëzojnë tek anëtarësia dhe më pas do të prononcohen nëse e pranojnë atë ose jo.

    “E dini greva në prokurori vazhdon ende, kishim protesta edhe nëpër gjykata, grupi i punës siç thash filloi me punë, i dorëzuam kërkesat tona, dorëzuam të dhëna sa i kemi pagat, përse kërkojmë këto paga dhe shtesat. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, zv/ministri i Financave dhe zv/ ministri i Drejtësisë, na dëgjuan dhe shënuan gjithçka që thamë. U morëm vesh që javën e ardhshme të dorëzohën edhe disa të dhëna për gjykatat, do të takohemi ose të martën ose të mërkurën dhe do të shohim nëse nga pala tjetër do të ketë ofertë për kërkesat tona”, tha Tërpe Deanovski, kryetar i SPOGJ./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Intonimi i himnit në shkolla çdo të hëne – Reagojnë Shaqiri dhe Kasami

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet në Kodin Penal, komisioneri europian demaskoi pushtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë