Përfundoi takimi me “Grupin e zjarrit”, Ahmeti: Asgjë nuk e cenon unitetin e BDI-së

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot sërish ka realizuar takim me anëtarët e “Grupit të zjarrit”, të cilët kërkojnë ndryshime brenda partisë.

    Pas përfundimit të takimit gjashtë orësh, para gazetarëve Ahmeti tha se “nuk ka pasur zjarr” dhe se “çdo gjë ka qenë në kuadër të debatit demokratik”, shkruan Nistori. Ai njofoi se më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

    ““Asgjë nuk e cenon unitetin e BDI-së, të gjitha këto takime janë në kuadër të normalitetit. Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku Këshilli do të zgjedhë kryesinë dhe Këshillin Mbikëqyrës. Pasi të mbarojë mbledhja, kryesia do të tërhiqet për të zgjedhur organet. Të gjithë këtë proces do ta ndjekin të gjithë funksionarët”, tha mes tjerash Ahmeti.

    I pyetur nga Nistori për deputetin Kastriot Rexhepi, gjegjësisht mosprezencën e tij në seancën për rrëzimin e Qeverisë, Ahmeti tha se ai ka zgjedhur që të reshtohet pranë “forcave proevropiane”.

    “Kastriot Rexhepi ka bërë një veprim me vetëdije të plotë. Është reshtuar pro forcave evropiane. E ka deklaruar vetë dhe ka bërë thirrje edhe për të tjerët Europa21 dhe vazhdon të tjetë pjesë e shumicës parlamentare”, tha Ahmeti.

    Ndryshe, në takimin e sotëm me Ahmetin prezent ishin Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadullah Duraku./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave

    Lajmi i rradhës

    Mickoski flet pas takimit me Kovaçevskin: Hyra i shqetësuar, dola i shqetësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë