Përfundon procesi gjyqësor për rastin “TNT”, vendimi do të shpallet më 20 maj

    Ka përfunduar gjykimi për rastin  “TNT” për shembjen e kompleksit “Cosmos”. Gjykata Penale do ta shpallë vendimin e saj më 20 maj, nëse të pandehurit janë fajtorë ose jo.

    Të akuzuar kryesorë në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski për shkak të rrënimit të urdhëruar të kompleksit “Cosmos” për hakmarrje politike ndaj biznesmenit Fiat Canoski. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe punonjës të komunës.

    Prokuroria në fjalët e saj përfundimtare kërkoi dënime me burg për ta, por ata kërkuan aktgjykim me lirim ose aktgjykim refuzues.

    Gjyqi për “TNT” ka zgjatur katër vite në Gjykatën Penale. Filloi në janar të 2018 ndërsa në dhjetor 2019, kur i erdhi fundi, duhej të kthehej në fillim, për shkak të skadimit të mandatit të një pjese të këshillit gjykues. Gjatë kësaj periudhe gjykata intensivisht caktoi seancat, por ato u shtynë. Në atë periudhë, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Trajkovski, ishte rrahur duke ecur në këmbë së bashku me ish-kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski. Dhe sot e kësaj dite mbeti e paqartë kush dhe pse e rrahu.

    Sipas aktakuzës, çelësi i hakmarrjes së pretenduar politike të Gruevskit kundër Canoskit është se ai e anuloi koalicionin me VMRO-DPMNE-në dhe me Partinë për Ardhmërinë Evropiane formuan koalicion me LSDM-në në vitin 2011. “Cosmos” u rrëzua atë verë, për të cilin u blenë eksploziv me vlerë afro 500 mijë euro. Prokuroria fillimisht e vlerësoi dëmin e Canoskit në 16 milionë euro, por më pas u reduktua në 11 milionë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon reduktimi i kripës në organizëm

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është regjimi ushqimor nordik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë