Në të gjithë vendin janë mbyllur qendrat e votimit, duke përmbyllur procesin zgjedhor të ditës.
Pas një procesi që ka zgjatur nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës në qendrat përkatëse.
Institucionet përgjegjëse pritet të nisin së shpejti procedurat e numërimit të votave dhe publikimin e rezultateve preliminare.
Procesi është zhvilluar në përgjithësi pa probleme të mëdha, sipas informacioneve të para nga terreni.
Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhje kishin 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë votuan 22,685 qytetarë të rinj.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën.






