Përgatitet koncepti i ri i menaxhimit me kriza

    Koncepti i ri i menaxhimit me kriza mund të jetë institucioni i ardhshëm i policëve dhe ushtarakëve që nuk kalojnë “vettingun” për arsye administrative. Alsat nga burime brenda Qeverisë mëson se organi ekzekutiv është në përpilim të Ligjit të vettingut. Jo zyrtarisht mësohet se të gjithë nëpunësit policorë dhe ushtarak të cilët nuk plotësojnë nivelin arsimorë me ushtrimin e profesionit, për më tepër nuk gëzojnë certifikatat adekuate të sigurisë dhe sekretit shtetëror do të përfundojnë në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov thotë se kusht i parë është aspekti moral, ndërsa për profesionistët do të jenë dyert e hapura.

    Dua të potencoj dy aspekte, i pari është aspekti moral. Derisa me “vetting” vërtetohet se një person nuk mundet t’i argumenton paratë ose të mirat materiale, sa është moralë për institucion. Aspekti i dytë është niveli profesional. Nëse dikush është profesionist policorë ose ushtarak, nëse e njeh mirë profesionin dhe din të menaxhon apo bën operativë të mirë, ata do të jenë të mirëseardhur në institucionin tonë. Nëse për shkak të “vettingut” dikush largohet nga njësiti special ata do të na shërbenin shumë neve si institucion – deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

    Koncepti i ri parashikon kryqëzimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në disa departamente. Ideja bazohet në praktikat ndërkombëtare për “Research and Rescue” apo “Kërkim dhe Shpëtim”.

    Dallimi kryesor mes modelit aktual dhe modelit të ardhshëm është në nevojën për krijimin e një institucioni të ri i cili do t’i bashkon dy institucionit Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim. Nuk flasim për bashkim mekanik dhe shkrirje institucionesh por lidhje mes tyre në disa pjesë dhe formimin e një institucionit të ri – tha Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

    Javën e kaluar me vendim të Qeverisë është formuar grupi i punës i udhëhequr nga Angellov dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti i cili grup duhet të përgatisë modelin e ardhshëm për ballafaqim me kriza. Në fillim të vitit 2022 do të nisë zbatimi i linjës “112”, përkatësisht numrin emergjent i njohur në nivel Evropian për denoncimin e emergjencave./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Xheko krah me krah me fenomenin Ronaldo

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve bilaterale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë