Pendarovski: Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve bilaterale

    Për Marrëveshjen e Prespës, perspektiva europiane e vendit tonë dhe raportet me Bullgarinë, për bashkëpunim me Greqinë, por edhe për marrëveshjen me Turqinë, ka folur presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën për edicionin e sivjetshëm të gazetës greke “To Vima” në vigjilje të vizitës së tij në Greqi më 5 dhe 6 tetor, njofton korrespondentja e AIM nga Athina, përcjell Nistori.

     “Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë konstruktive në bisedimet me Sofje. Vendimi i bisedimeve të Bullgarisë duhet të harmonizohet me marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim të dy vendeve dhe ta respektojë të drejtën e vetpërcaktimit të kombit tonë, si dhe identitetin nacional dhe gjuhën  maqedonase. Shpresoj se pas zgjedhjeve bullgare do t’i vazhdojmë bisedimet me presidentin e sapozgjedhur dhe me Qeverinë politike me pushtet të plotë që do të ketë shumicë në Parlament”, theksoi presidenti.

    Në intervistën që është nën kushtin “Zbatimi i Prespës është detyrimi ynë ndërkombëtar dhe i yni i brendshëm”, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për dy vendet, thotë se “më e rëndësishmja është ajo që i ka përcaktuar raportet tona të ardhshme” dhe është kthesë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërmarrjen e nismave në më shumë fusha, siç është sigurimi, mbrojtja, arsimi, shkenca dhe kultura.

    “Marrëveshja është shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes dy vendeve fqinje. Maqedonisë së Veriut i ka mundësuar të bëhet anëtarja e plotfuqishme e 30-të e NATO-s, duke realizuar një nga dy qëllimet srategjike në integrimin euroatlantik. Ka ndikuar pozitivisht mbi integrimin tonë evropian, duke pasur parasysh atë që sot Greqia është një nga mbështetësin tanë më të fuqishëm. Marrëveshja nga Prespa nuk ishte e lehtë për dy vendet. Por, rëndësia dhe ndikimi i tij pozitiv do të tregohen më shumë në vitet e ardhshme”, theksoi Pendarovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përgatitet koncepti i ri i menaxhimit me kriza

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Kosovës deri në fund të vitit pritet ta miratojë Ligjin për Kriptovaluta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë