Përgjegjësi e dobët e ndërmarrjeve publike në RMV ndaj denoncuesve

    Transparenca dhe përgjegjësia e ndërmarrjeve matet përmes informacionit, raporteve dhe dokumenteve të cilat duhet të  publikohen në ueb faqen e ndërmarrjeve. Gjithashtu, Ndërmarrjet Publike- janë të obliguara për transparencë aktive në organizimin e tyre të përgjithshëm të operacioneve në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë në përbërjen e tyre organizative, kompetencat, programin, pasqyrat financiare dhe rezultatet e operacioneve. Shumica e fondeve të shpenzuara nga Ndërmarrjet Publike janë para të mbledhura nga qytetarët e komunës dhe në këtë mënyrë janë zotuar për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë që do të përmbushin nevojat e tyre. Vlera e lartë e parave të shpenzuara nga Shërbimet Publike gjeneron nevojën për të monitoruar dhe vlerësuar operacionet e tyre si dhe identifikimin e rasteve të mundshme të abuzimit dhe operacioneve potencialisht korruptive.

    E një studim për vlerësimin e gjendjes për veprim ndaj denoncimeve të denoncuesve, transparencës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike në Republikën e Maqedonisë së Ve-riut është përgatitur në kuadër të projektit „Nxitje të mjedisit të favorshëm për denoncim të korrupsionit në ndërmarrjet publike” i cili zbatohet nga Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Arsim (IHSA) në periudhën nga tetori 2022 deri në shtator 2023.

    Në kuadër të këtij studimi është bërë analizë e mekanizmave për pranimin dhe veprim ndaj denoncimeve të denoncuesve në kuadër të ndërmarrjeve publike të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në katër rajone të planifikuara, përkatësisht: Rajoni Planifikues Lindor, Rajoni Planifikues i Pellagonisë, Rajoni Planifikues i Pollogut dhe Rajoni Planifikues i Shkupit. Duke pasur parasysh se analiza fokusohet edhe në Ligjin për ndërmarrjet publike dhe Ligjin për qasje të lirë në informatat me karakter publik. Krahas kësaj, analiza vlerëson bashkëpunimin dhe raportin që ekziston ndërmjet vetë ndërmarrjes publike dhe themeluesit, përmes mekanizmave të kontrollit të përcaktuar në Ligjin për ndërmarrjet publike dhe Ligjin për vetëqeverisjen lokale.

    Ajo që është më e rëndësishme dhe për sa i përket kushteve teknike për punë, në përputhje me nenin 4 (3) të Rregullores, udhëheqësi i siguron person-it të autorizuar hapësirë dhe pajisje për punë:

    Hapësirë pune e përshtatshme për pranimin e palëve; kompjuter të veçantë të pajisur me emër përdoruesi dhe fjalëkalim unik të krijuar nga personi i autorizuar dhe i njohur vetëm për të, me lidhje interneti dhe kuti të veçantë po-stare elektronike të pajisur me emër përdoruesi dhe fjalëkalim unik të krijuar nga personi i autorizuar dhe i njohur vetëm për të;  vulë të veçantë për pranim;  libër të veçantë për regjistrim;  kuti postare të veçantë;  linjë telefonike të veçantë;

    Dollap të veçantë për ruajtjen e sigurt të denoncimeve të pranuara, procesverbalet, dokumentet e pranuara dhe të krijuara dhe materialet tjera që kanë të bëjnë me denoncimin e jashtëm të mbrojtur, librin e veçantë për regjistrim dhe vulën e pranimit.

    Në kuadër të këtij studimi janë siguruar të dhëna që i referohen vlerësimit të burimeve në dispozicion dhe nevojave teknike të personave të autorizuar që veprojnë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve. Vetëm 15.9 për qind kanë siguruar hapësirë të veçantë, 79.6% nuk kanë siguruar hapësirë të veçantë, ndërsa 4.5% nuk kanë dhënë përgjigje.

    32 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar kompjuter të veçantë të pajisur me emër përdoruesi dhe fjalëkalim unik të krijuar nga personi i autorizuar dhe i njohur vetëm për të, me lidhje interneti dhe kuti postare elektronike të veçantë të pajisur me emër përdoruesi dhe fjalëkalim unik të krijuar nga personi i autorizuar dhe i njohur vetëm për të.

    39 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar Vulë të veçantë për pranim, ndërsa 4 ndërmarrje publike kanë siguruar. 38 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar Libër të veçantë për regjistrim, ndërkaq 8 ndërmarrje publike kanë siguruar. 36 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar Linjë telefonike të veçantë, ndërsa 7 ndërmarrje publike kanë siguruar.

    37 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar Dollap të veçantë për ruajtjen e sigurt të denoncimeve të pranuara, procesverbalet, dokumentet e pranuara dhe të krijuara dhe materialet tjera që kanë të bëjnë me denoncimin e jashtëm të mbrojtur, librin e veçantë për regjistrim dhe vulën e pranimit, ndërkaq 5 ndërmarrje publike kanë siguruar.

    38 ndërmarrje publike nuk kanë siguruar pajisje të tjera për zbatimin e masave teknike dhe organiza-tive për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të të dhënave të tjera të cilët kanë të bëjnë me denoncuesit dhe denoncimet, duke marrë parasysh dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitat për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, ndërkaq 5 ndërmarrje publike kanë siguruar.

    Konkluzioni i përgjithshëm në lidhje me burimet teknike në dispozicion të personit të autorizuar për veprim ndaj denoncimeve të denoncuesve në ndërmarrjet që kanë qenë objekt i këtij hulumtimi është se burimet në shumicën e ndërmarrjeve nuk janë siguruar në përputhje me Rregulloren. Gjithashtu studimi ofron një vështrim të hollësishëm mbi nivelin e transparencës në ndërmarrjet publike, duke ofruar një bazë për të kuptuar më mirë sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e transparencës në administrimin publik.

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV pesimistë për të ardhmen, shkak pagat e ulëta dhe rritja e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë