Përjashtohet nga puna punonjësi që urdhëroi të hidhen mbeturinat në rrugën Zhelinë-Strimnicë (Video)

    Punonjësi i NPK “Mirëmbajtja” Komuna e Zhelinës është larguar nga puna për shkak të një denoncimi nga Nistori ku në video-incizim shihet sesi nëpunësit e ndërmarrjes hedhin mbeturina dhe materiale ndërtimore në rrugën Zhelinë-Strimnicë.

    Drejtori i ndërmarrjes, Suad Alili i ka kërkuar falje opinionit, pasi ai veprim ka qenë i paautorizuar nga NPK “Mirëmbajtja” dhe se punëtori që manipuloi punonjësit tjerë, duke i bindur që t’i hudhin mbetjet ndërtimore aty, do t’i ndërpritet kontrata e punës.

    “Fillimisht, më lejoni që t’ju kërkojmë ndjesë për rastin e djeshëm ku në një video incizim, shihen disa nënpunës të NPK-së duke e keqpërdorur detyrën e tyre. Më duhet ta njoftoj opinionin se ai veprim ka qenë i pa autorizuar nga ne dhe se këtë veprim nuk do ta lëmë pa mos e ndëshkuar. Pas konstatimeve tona si NPK, vendosëm që i gjithë ekipi i cili ka qenë në vend ngjarje të ndëshkohen, ndërsa ideatori që manipuloi këta nënpunës duke i bindur që t’i hudhin mbetjet ndërtimore aty, të largohet nga puna”, deklaron Alili.

    Alili shton se zero tolerancë për keqpërdoruesit dhe ata që tentojnë ta nëpërkëmbin dinjitetin e komunës së Zhelinës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe këtë vit nuk do të ketë ceremoni për ndarjen e çmimeve Nobel

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën”: Do të jemi korrektorë të partive politike (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë