Përkundër premtimeve, 21 përkëdhelëse dhe edukatore në Strugë kanë mbetur pa status

    Përkundër premtimeve se problemi do të zgjidhet, 21 përkëdhelëse dhe edukatore të çerdhes së Strugës kanë mbetur pa status.

    Nuk ka fonde që të gjitha të marrin vendime pune dhe ta zgjidhin statusin e tyre shëndetësor dhe pensional.

    Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shprehen për Alsat se vetëm për shtatë prej tyre kanë gjetur fonde.

    “Në bazë të kontrollit që kemi bërë me Ministrinë e Financave kemi konstatuar se ka fonde për disa punësime. Kemi udhëzuar institucionin publik “Kopshti i fëmijëve” të dorëzojë kërkesë për sigurimin e fondeve për punësim dhe ministria do ta dorëzojë menjëherë në Ministrinë e Financave”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

    Në fillim të këtij muaji, 21 përkëdhelëse dhe edukatore e kanë ndërprerë punën për shkak të gjendjes së pazgjidhur dhe të ardhurave të ulëta, që tek disa është më pak se 10.000 denarë. Ndërkaq, këto ditë u premtuan se deri në zgjidhjen e statusit do të marrin pagë nga 10.000 deri në 15.000 denarë në muaj, pas çka i janë kthyer punës.

    “Personat me kontrata janë kthyer në punë. Pas takimeve të zhvilluara, paga që do të marrin, si dhe kushtet e punës do të jenë në përputhje me mundësitë tona financiare”, tha Sanja Koleska Srboska, drejtoreshë e çerdhes së Strugës.

    Siç ka raportuar Alsat, këto përkëdhelëse dhe edukatore, për shkak të statusit të pazgjidhur, paraqiten në Ent si të papuna.

    Gjithashtu, katër muaj gjatë vitit nuk paguajnë asnjë shpërblim për muajt janar, korrik, gusht dhe shtator. Tani thonë se do të presin deri në fillim të marsit për të parë se sa do të paguhen para se të vendosin si të veprojnë më tutje./ Alsat

    Lajmi Paraprak

    A i mbron BE-ja fondet e destinuara për Ballkanin Perëndimor?!

    Lajmi i rradhës

    Vitaminat B dhe D janë të rëndësishme për 40-50 vjeçarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë