Përmbyten disa shtëpi në Kërçovë për shkak të reshjeve të dendura të shiut

    Fotografia: Ilustruese

    Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të mëdha për shumë banorë të Kërçovës. Kështu gjatë natës janë vërshuar disa lumenj duke përmbytur qindra banesa, një numër i madh bodrumesh dhe dhomash ndihmëse, por më e rëndësishmja është se nuk ka viktima në njerëz.

    “Shiu që ka tre ditë që bie shi në Kërçovë me ndërprerje të vogla, ka krijuar më shumë probleme për banorët e saj, ku qindra banesa kanë mbetur nën ujë”.

    “Uji filloi të zvogëlohej gjatë ditës, por balta dhe lagështia e lartë mbetën në banesat e përmbytura. Për plotësimin e nevojave të këtyre qytetarëve, një pjesë e tyre janë përkujdesur në një sallë sportive në qytet, ku do të qëndrojnë deri në stabilizimin e gjendjes”, tha Dashmire Ademi nga njësia rajonale e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Sipas Ademit Ajo gjatë natës shumica e rrugëve të qytetit kanë qenë të përmbytura plotësisht dhe qarkullimi ka qenë i pamundur.

    Lajmi Paraprak

    MBIKËQYRET SITUATA ME OMICRON-in | Nuk ka mbyllje kufijsh dhe masa të reja në RMV

    Lajmi i rradhës

    Topi i Artë | Mesi, Levandovski ose Zhorzhinjo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë