Përmbytje në disa komuna në Maqedoninë e Veriut

    Fotografia: Ilustruese

    Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar përmbytje në disa zona në Maqedoninë e Veriut.

    Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka alarmuar se në disa zona ka pasur vërshime dhe se janë ndërmarrë aksione për ndërhyrje dhe pastrimin e zonave.

    Zona më e goditur ka qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur vërshime në disa lagje, pemë të rëna, dhe se në terren kanë dalur ekipet e koordinuara të ekipeve të shpëtimit.

    Niveli i ujit të lumenjve është ngritur, përkatësisht: në lumin Kumanovarja në fshatin Dobroshan dje është matur niveli i ujit prej 100 cm, ndërsa sot janë matur 130 cm. Nuk ka rrezik nga vërshimi i shtëpive dhe vërshimi i lumit, ndërsa Komuna e Kumanovës është njoftuar për nivelin e ujit të lumenjve.

    Një situatë e ngjajshme e vërshimeve është regjistruar edhe në Kriva Pallankë, që është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu. Vërshime ka pasur edhe në komunat Rankovc dhe Staro Nagoriçan.

    Komuna e Likovës njoftoi se gjendja në territorin e Komunës së Likovës është stabile për shkak të reshjeve të shiut. Nivelet e lumenjve janë rritur por nuk ka rrezik përmbytjeje. Rezervuaret “Glazhnja” dhe “Liqeni Likovës” janë 100 për qind të mbushura, por nuk ka rrezik për derdhje.

    Lajmi Paraprak

    Ujërat e zeza po derdhen në det / Impianti i pastrimit në Durrës ka ndërprerë punën

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit në RMV sërish përballen me probleme me ditarin elektronik, kompetentët do të testojnë softuerë të ri këtë verë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë