Përmbytjet | Banorët e Tetovës presin dëmshpërblim nga komuna dhe Qeveria

    Fotografia: Ilustruese

    Rreth 183 shtëpi dhe dyqane nga vërshimet e muajit maj dhe 45 të vërshimeve të fundit në Tetovë, edhe më tej presin dëmshpërblim nga komuna dhe Qeveria. Megjithatë, deri më tani banorët nuk kanë marrë kurrfarë kompensimi. Ata ankohen se nuk janë ndërmarrë as masa parandaluese ndaj përmbytjeve.

    “Nuk ka asgjë deri më tani, se di, do shohim më tutje si do të jetë. Nga komuna ishin vetëm na vizituan nga policia bënë regjistrimin por s`kanë dhënë asgjë. Shumë dëme kam, më shumë se 5000 euro janë, ejani do të shihni vetë çfarë dëmesh janë bërë, frigoriferë, koftor me peleta, makina të tjera, shumë dëme ka. Motorin e makinës e ndërrova që u vërshuam nga të dytat reshje”, tha Zharko Kërsteski pronar.

    Të pyetur në komunën e Tetovës, edhe pse premtuan se vetë komuna do e bëj dëmshpërblimin, tani topin e hedhin tek Qeveria, e cila sipas tyre nuk ndihmon.

    “Kemi dërguar mbi dhjetë herë me shkrim deri tek Qeveria, por janë përgjigjur negativisht duke mos e cilësuar këtë si katastrofë natyrore. Ndërsa herën e dytë tani kemi dërguar dy shkresa dhe janë përgjigjur se e kanë dërguar tek Qendra për menaxhim me kriza dhe se nga aty do të marrim përgjigje. Por, sidoqoftë tani me përbërjen e re të këshillit, do i klasifikojmë në tre apo katër kategori varësisht nga komisioni që ishte në terren dhe do shohim mundësinë se si do i dëmshpërblejmë ata përmes fondeve të komunës”, deklaroi Besar Durmishi, Komuna e Tetovës.

    Por, edhe përkundër premtimit, në komunën e Tetovës, nuk kanë bërë ende as vlerësimin se sa është dëmi i shkaktuar nga dy vërshimet e këtij viti, që më pas të vendoset nëse komuna ka mundësi financiare për dëmshpërblim ose jo. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Energjia elektrike | Shkollat në vend i pret një dimër i vështirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë