Përplasje LSDM-VMRO për 100 ditëshin e parë të punës së kryetarëve të komunave

    VMRO-DPMNE-ja ditë më parë përmes një panel diskutimi analizoi 100 ditëshin e kryetarëve të komunave nga kjo parti thonë  se efektet dhe pasojat që qytetarët po i ndjejnë vijnë nga klima e pandëshkueshmërisë. Nga ana tjetër, për këtë reaguan edhe nga LSDM-ja ku 100 ditët e para të kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE i cilësojnë si katastrofë për politikat lokale.

    Mile Lefkov, nga VMRO-DPMNE theksoi se klima e jondëshkueshmërisë në vend ndikon në pushtetin lokal dhe cilësinë e jetës së qytetarëve me pasoja të thella. Ndërkaq Gordana Dimitrieska Koçoska u shpreh se komunat me të cilat udhëheq VMRO-DPMNE në të kaluarën nuk kanë bërë përpjekje për të shfrytëzuar fondet nga Bashkimi Evropian.

    “Kemi situatë që buxhetet janë shpenzuar për gjëra plotësisht të padobishme, përkatësisht në vend që të shfrytëzohen më shumë për projekte kapitale, kemi situatë kur kryetarët e komunave kanë shpenzuar më shumë para në disa mallra dhe shërbime të cilat nuk e përmirësojnë aspak cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska

    Reaguan edhe nga LSDM, kështu duke komentuar si katastrofale punën e kryetarëve nga VMRO-DPMNE dhe kryetares së pavarur për qytetin e Shkupit, Danella Arsovskës.

    ”Këto janë 100 ditë pasiviteti dhe dështimi. VMRO DPMNE nuk bëri asgjë për qytetarët dhe komunat. Gjithçka që bëjnë kryetarët e VMRO-DPMNE-së është arsyetim për mospunën e tyre dhe partizimin e administratave komunale. Nuk ka projekte, dëgjojmë vetëm kërkesa për ndihmë financiare, ndërsa në të njëjtën kohë po grumbullohen punësime partiake në administratat komunale me anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Kryetarët e VMRO-DPMNE-së paraqesin katastrofë në politikat lokale, në dëm të komunave dhe qytetarëve.” tha Bogdanka Kuzeska.

    Ndër të tjera Kuzeska tha se 100 ditët e para të mandatit të kryetares Danela Arsovska janë 100 ditë papunësi dhe paaftësi, ku në mes të krizës energjetike i la shkupjanët pa ngrohje.

    Ndryshe, shumica e kryetarëve të Komunave në Maqedoninë e Veriut i kanë mbushur 100 ditë në krye të komunave që nga marrja e mandatit të tyre pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

    Lajmi Paraprak

    Mjekët largohen nga Maqedonia e Veriut – shkak nepotizmi dhe ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen për specializim

    Lajmi i rradhës

    25 mijë vende të lira pune! Ikin profesionistët, të rinjtë i qëndrojnë larg vendeve të punës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë