Përplasje mes Ruskovskës dhe Këshillit të Prokurorëve

    Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë një muaj punon me më pak prokurorë. Që nga shkurti, pesë prokurorë publikë në prokurorinë e udhëhequr nga Vilma Ruskovska nuk kanë mandat për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    “Sipas vëllimit të punës, prokuroria aktualisht ndodhet në pozitë të palakmueshme sepse prokurorët me mandat janë të detyruar të veprojnë në rastet e kolegëve të cilëve u ka mbaruar mandati në interes të procedimit të procedurave hetimore dhe para- hetimore, por, edhe të rasteve që janë në proces gjyqësor. Më besoni se kjo është punë e vështirë, aq më tepër që prokurorët me mandat nuk e zotërojnë lëndën dhe duhet të njihen me të dhe të veprojnë së bashku”, Vilma Ruskovska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit

    Këshilli i prokurorëve publikë duhet t’i plotësojë pesë vendet boshe në Prokurorinë e krimit të organizuar. Nëntorin e kaluar në shpallje u paraqitën 10 prokurorë. Zgjedhja e tyre ngeci në vlerësim, i cili u përsërit. Sipas Këshillit të Prokurorëve, nuk është sqaruar përse disa prokurorë kanë marrë më pak pikë se kryetarja Ruskovska. Këshilli pritet të zgjedhë pesë prokurorët javën e ardhshme.

    “Nuk është e vërtetë deklarata që Këshilli e solli këtë prokurori në pozitë që të jetë pa prokurorë. Nëse vlerësimet do të dorëzoheshin në kohë dhe do të kryheshin siç duhet, do të kishim mundësi të caktonim  seancë në të cilën do të vendosnim për përzgjedhjen. Tashmë do të kishte vendim për emërim, ashtu siç kishim planifikuar të kishim vendim deri më 31 janar”, tha Antonio Jolevski- kryetar i Këshillit të prokurorëve publikë

    Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është kompetente për ta ndjekur krimin në mbarë vendin. Sipas sistematizimit, duhet të ketë gjithsej 13 prokurorë. Mandati i një prokurori në këtë prokurori zgjat katër vite dhe mund të vazhdohet.

    Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit /Alsat/

    Ivana Trajçeva

    Engjëllushe Kadriu Lleshi

    Marija Gjorgeva

    Valentina Bislimovska

    Suzana Mirçeska Kuzmanovska

    Lajmi Paraprak

    Studentët e RMV-së deri të hënën mund të aplikojnë për 2400 denarë për blerjen e ushqimeve

    Lajmi i rradhës

    Ekonomia botërore para sfidës së re: Lufta ruso-ukrainase do të ngushtojë më tej zinxhirët globalë të furnizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë