Përplasje për shkollën në Leshnicë ndërmjet deputetes Dauti dhe kryetarit të komunës, Sejdiu (Dokument)

    Debati për ndërtimin e shkollës fillore në Leshnicë të Poshtme ka vazhduar ndërmjet deputetes së ASH-së, Ilire Dauti dhe kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Dauti ka publikuar dokumentacion për ndarjen e mjeteve në vlerë 3.000.000 denarë për shkollën “Luigj Gurakuqi”, shkruan Nistori.

    Dauti ka përmendur dokumentacione se mjetet janë ndarë për këtë shkollë edhe atë si vijon:

    1. Dokumenti i parë është amandamenti me numër arkive, ku nga ana ime është kërkuar 18 500 000 denarë apo 300 000 € për ndërtimin e shkollës.
    2. Në dokumentin e dytë janë nënshkrimet që qëndrojnë në anën tjetër të fletës të dokumentit të parë.
    3. Me arsyetimin se nuk ka dokumentacion teknik për ndërtimin e shkollës u pajtuam fillimisht të ndahen 3 000 000 denarë për rregullimin e dokumentacionit teknik të shkollës e cila shumë edhe u miratua me shumicë votash në komisionin perkatës që pastaj të miratohet edhe pjesa tjetër e mjeteve.
    4. Dëshmi se amandamenti i ndryshuar ka kaluar në vlerë prej 3 000 000 denarë dhe se janë ndarë nga buxheti këto mjete është proces verbali nga zhvillimi i debatit në ditën që u votua amandamenti.

    Dauti i bën me dije edhe amandamentin për furnizimin me ujë të pijshëm në vlerë prej 5 000 000 denarë apo 80 mijë euro për fshatin Strimnicë.

    Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu duke deklaruar se nuk është e vërtetë që komuna e Zhelinës ka pranuar mjete financiare për ndërtimin e shkollës në Leshnicë.

    Sipas Sejdiut vlera prej 3 000 000 denarëve për ndërtimin e shkollës për të cilën pretendon deputetja Dauti janë vetëm kërkesë deri tek parlamenti i RMV-së, por kjo nuk nënkupton se kërkesa e deputetes është miratuar dhe se këto mjete nuk kanë arritur në arkën e komunës.

    Linku i shpalljes së Konkursit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e objektit të shkollës së Leshnicës.

    Përndryshe nxënësit e shkollës fillore të Leshnicës nuk arritën të gëzojnë edhe këtë vit bankat e reja shkollore, por u detyruan të mësojnë në objektin me kushte jo elementare. Por kryetari Sejdiu u deklarua në Klan M se shkolla ka filluar të ndërtohet dhe se në periudhën e afërt kjo çështje do të zgjidhet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama në Abu Dhabi: Shqipëria brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë

    Lajmi i rradhës

    Paraliza e gjumit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë