Rama në Abu Dhabi: Shqipëria brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë

    Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e se duhet që të bashkëpunojmë që t’i zgjidhim.

    ‘Vendi im është një nga vendet më të vogla në botë kështu që tundimi për të folur është vërtet i madh. Unë besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë për aq kohë sa jetojmë në të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve, por duhet të bashkëpunojmë. Problemet me të cilat përballemi bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura, ja marrim ngrohjen globale. Një çështje me një ndikim mjaft afatgjatë, sa më efektivisht do të merremi me të aq më mirë do të parandalojmë katastrofat natyrore. Sot pandemia Covid-19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftërat botërore. e njëjta logjikë shkon edhe për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale.’- tha Rama.

    Rama nënvizoi se Shqipëria ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike që prej vitit 2014 dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

    Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

    Lajmi Paraprak

    Teatër me Mig 29 si dikur treni si dikur treni ruso-kinez në Veri të Kosovës?

    Lajmi i rradhës

    Përplasje për shkollën në Leshnicë ndërmjet deputetes Dauti dhe kryetarit të komunës, Sejdiu (Dokument)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë