Përqendrimi i plumbit në ujin e lumit Kriva Reka është rritur për 10 herë

    Pas aksidentit në minierën “ Toranicë ” përqendrimi i plumbit në lumin “Kriva Reka” të Kriva Pallankës është rritur për 10 herë më shumë se sa është e lejuar dhe qindra herë më shumë se është e lejuar për cianidin, fosforin dhe azotin. Kreu i Komunës Sashko Mitovski tha se të dhënat e raportit të mostrave të testuara të ujit janë shqetësuese. Paralajmëroi padi penale për ndotësit.

    “ Raporti pas testimit të cilësisë së ujit në Kriva Rekë tregon rritje të pabesueshme të përqendrimeve të substancave të dëmshme, dhe ajo që është më shqetësuese është dhjetëfishimi i pranisë dhe koncentrimit të metaleve të rënda, më saktësisht sasisë së plumbit të pranishëm në ujë. Gjithashtu, koncentrimi i cianidit, fosforit dhe azotit është rritur për disa qindra herë”, tha Sashko Mitovski, Kryetar i Kriva Pallankës.

    Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti tha se kjo minierë do të përballet me gjobë maksimale për kundërvajtje, në vlerë prej 180 mijë deri në 200 mijë euro.

    “Duhet respektuar ligji. Kushdo që rrezikon mjedisin do të përballet me sanksione pa përjashtim. Kontrollet inspektuese do të vazhdojnë ne ritme të intensifikuara dhe Ministria do të insistojë në transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Ky është vetëm një nga hapat e shumtë që po ndërmarrim për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, u shpreh Izet Mexhiti, Ministër i Mjedisit.

    Incidenti në minierën në fjalë ndodhi më 14 mars, kur shpërtheu një tub nga pjesa e flotacionit të minierës, duke e bërë lumin gri dhe duke shkaktuar shqetësim tek eko-aktivistët. Ata thonë se prania e metaleve të rënda, përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës

    Lajmi i rradhës

    Swiss Tetova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë