Raporti ditor i MPB-së: kërcënime, kallëzime penale, falsifikime të dokumentave

    Më datë 16.12.2022 në ora 18.30 në SPB Tetovë, B.A. (30), B.A. (24), V.Z.(27) nga Tetova dhe F.S.(39) nga Palatica e Tetovës, kanë raportuar se rreth orës 15:00 teksa ndodheshin në një objekt hotelerik në rrugën “Dervish Cara” në Tetovë në pronësi të B.A.(30), ka ardhur një person dhe e ka kanosur personin B.A.(30), pas së cilës ka tentuar të qëllojë në drejtim të tij me armë zjarri, por është ndaluar nga persona të tjerë. Po merren masa për zbardhjen e rastit, përcjell Nistori nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    https://mvr.gov.mk/izvadok-od-dnevni-nastani/2820?fbclid=IwAR0xsoJfgPnSDAvAshYXoX4YSI0NVC-gC5fqcR3Y2fH4x8HvOAJD1klJXgE

    Me datë 16.12.2022 në ora 22:50 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin S.H. pasi me send të fortë ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

    Me datë 16.12.2022 në ora 12.00 në vendkalimin kufitar Dellçevë, zyrtarë policorë të stacionit policor të vendkalimit kufitar të Dellçevës i kanë hequr lirinë L.M.(53) nga Republika e Shqipërisë pasi gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se dokumenti i udhëtimit që ka paraqitur ka qenë i falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit të tij dhe mjetit me të cilin transportohej, në bagazh u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italiane në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia. Me të në komisariat është zhvilluar një bisedë zyrtare, gjatë së cilës ai ka pranuar se dokumentet ishin të falsifikuara dhe se i kishte marrë nga një person nga Shqipëria kundrejt një shume të caktuar parash. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

    Me datë 17.12.2022 në ora 01:45 në Bul. “8 Shtatori” në Shkup, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, S.J.(25) nga fshati Krushopek, Shkup, e kanë privuar nga liria për shkak se i ishte gjetur një lloj marihuane. dhe i është sekuestruar. Pas dokumentimit të çështjes, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.

    Janë shqiptuar 161 masa për tejkalim të shpejtësisë në rajonin Tetovë-Gostivar

    Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të SPB- Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në rrugë, sot (17-dhjetor) nga ora 10 deri në 15 është kryer aksion-kontrollues për shpejtësi, në të cilin janë konstatuar 96 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimet dhe të njëjtit jan sanksionuan ligjërisht (TE-54 dhe GV-42). Pesë nga tejkalimet e shpejtësisë ishin me më shumë se 70 km/orë (TE-3 dhe GV-2), 25 deri në 70 km/orë (TE-10 dhe GV-15) e kështu me radhë.

    Përveç kësaj, janë sanksionuar 65 shkelje të shpejtësisë në vendbanim (TE-43 dhe GV-22), si dhe 2 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtës janë përgatitur me parashtresat e përcaktuara dhe do të përballen me gjoba adekuate monetare dhe masa mbrojtëse, në varësi të madhësisë së shkeljes, përkatësisht me pezullim të përkohshëm të lejeve të drejtimit nga tre muaj në një vit.

    SPB Tetovë sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht të gjitha shenjat, rregullat dhe rregulloret e vlefshme, të cilat menjëherë do të kontribuojnë për rrugë më të sigurta në rajon dhe më gjerë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPB formon shtab të posaçëm pas alarmeve për bomba

    Lajmi i rradhës

    Zaev – Gjyqësorit: Mos lejoni t’i skadojnë veprat Mijallkovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë