Personat e pafuqishëm dhe të sëmurët duhet të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 8 majit

    Personat e pafuqushëm dhe të sëmurë të cilët duan ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 8 maj, mund të regjistrohen për të votuar deri më datë 30 prill, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

    “Ky regjistrim ka për qëllim personat që përkasin grupit të qytetarëve që janë persona të sëmurë, apo të pafuqishëm të cilët nuk janë në gjendje duhur fizike për të realizuar votën e tyre në vendin votues. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: një kopje nga letërnjoftimi, kopje nga vërtetimi ose raporti mjekësor i dhënë nga specialisti për personat e sëmurë apo të pafuqishëm. Me qëllim që të bëni më lehtë ngarkimin e dokumentëve të lartëpërmendura, ju preferojmë të shfrytëzoni aplikacionin në celularët tuaj, me të cilin në mënyrë të lehtë mund të paraqisni të dhënat personale dhe dokumentët e duhura me fotografimin e të njejtave”, thuhet në njoftimin e KShZ.

    KShZ-ja në thirrjen publike informon se personat e paaftë dhe të sëmurë, të drejtën e votës do ta realizojnë nga shtëpitë e tyre, një ditë para ditës së caktuar të zgjedhjeve.

    “Personat e pafuqishëm ose të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Këtë votim e zbaton Këshilli Zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendin e votimit të cilit i përkasin këta persona, më 7 maj (e martë)”, thuhet në thirrjen e KShZ-së.

    Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE nuk përfshin shqiptarët në programin zgjedhor presidencial

    Lajmi i rradhës

    Gashi: do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit dhe kartonit të gjelbër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë