Përurohet fusha e sportit dhe këndi i lojërave në Zhelinë | Sejdiu: Nuk kam çfarë të kërkoj në ngjarjet partiake të LSDM-së (Video)

    Kryeministri Zoran Zaev së bashku me anëtarët e LSDM-së, dje në fshatin Zhelinë kanë përuaruar këndin e lojërave për fëmijë dhe fushën sportive. Ky projekt është financuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga LSDM-ja, ku ndër të tjera Zaev tha se sporti na bashkon, sporti është investim dhe të ardhmen, njofton Nistori.

    “Dëshirojmë të vendosim një përshtypje të re këtu, pikërisht për ata që punojnë dhe ekzistojnë, edhe si qeveri dhe si parti, e ata janë të rinjtë dhe fëmijët. Prandaj kemi ndërtuar një fushë sportive për të rinjtë dhe një kënd lojrash për fëmijët”, theksoi Zaev ndër të tjera.

    Përndryshe, kryetari i degës LSDM – Komuna e Zhelinës, Adnan Demiri i ndau mirënjohje Zaevit, për të shprehur falenderime në emër të banorëve të komunës.

    Në vigjilje të vizitës së kryeministrit në Zhelinë, u zhvillua edhe një ndeshje futbolli ndërmjet anëtarëve të LSDM-së, me qëllim për të bërë hapjen zyrtare të projektit.

    Të pranishëm ishin zëvendës kryeministri, Fatmir Bytyqi, ministrat Venko Filipçe, Oliver Spasovski dhe deputetët Muhamed Zekiri dhe Fanica Nikoloska.

    Nistori parashtroi pyetjen deri te LSDM-Zhelinë dhe te Komuna e Zhelinës, pse nuk ishte i pranishëm edhe kryetari Blerim Sejdiu, por përgjigjja ishte se Sejdiu e ka pranuar ftesën, por nuk dihet pse nuk ka prezantuar. Nga ana tjetër përgjigjja nga Komuna e Zhelinës ishte se, për shkak se ky investim është financuar nga LSDM dhe është aktivitet partiake e jo institucional, nuk ka arsye pse të ishte kryetari i pranishëm. Dhe sipas Komunës, nëse ngjarja do të ishte në kuadër të qeverisë, Sejdiu do të shpërndante madje edhe mirënjohje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kur do të jetë në gjendje fëmija të njohë emrin e tij/saj?

    Lajmi i rradhës

    Tri qytetet me ajrin më të pastër në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë