Pesë persona mashtruan gjatë shitblerjes së një shtëpie, SPB Tetovë ngre kallëzim penal

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave nga Tetova për mashtrim në shitblerje të një shtëpie.

    “SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.A.(37), H.A.(44), G.M.(58), të gjithë nga Tetova, S.A.(47) nga fshati Përshevcë shtetas i Gjermanisë dhe A.A. (27) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale të mashtrimit, ndërsa i akuzuari i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ehe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “bashkëkryerjes””, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

    Policia thotë se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i parë ka komunikuar me vajzën dhe djalin e një gruaje 51-vjeçare nga Tetova dhe ka arritur t’i bindë ata që ta bindin nënën e tyre që ta shesë shtëpinë dhe të blejë një banesë në Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Amnisti për shpopullimin e burgjeve?

    Lajmi i rradhës

    8 mënyra si të frenoni dëshirën për sheqer gjatë natës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë