Petkov: Bullgaria bëri diçka të mahnitshme, tani Shkupi ka një zgjedhje për të ardhmen e tij

    Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë, tha kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR), duke komentuar qëndrimin e Sofjes pas vendimit të Asamblesë Kombëtare për të pranuar draftin – Propozimi i Presidencës franceze me BE-në për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton 360 Shkallë.

    Sipas Petkov, me pranimin e “propozimit francez”, Bullgaria arriti të mbrojë interesat e saj kombëtare.

    “Bëmë diçka të mahnitshme. Për herë të parë Brukseli mbështeti qëndrimin bullgar”, ka thënë Petkov.

    Ai theksoi se nëse vendi pajtohet me propozimin e Parisit, do të duhet të përfshihen bullgarët në Kushtetutë përpara se të fillojë procesi i negociatave me BE-në.

    “Ne kemi mekanizma të qartë kontrolli për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Ne kemi përcaktime shumë të qarta të fakteve historike dhe arsimit në shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut”, tha Petkov.

    Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

    Lajmi Paraprak

    ‘Dashuri Diktatori’ nga Xhevat Mustafa, libri që rrëfen tmerrin e dhunës dhe krimit në kohën e komunizmit

    Lajmi i rradhës

    Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë