Petkovski komenton deklaratën e Zakharievës

    Ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, ka komentuar deklaratën e ish-shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva, se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë nuk është punë e madhe dhe se bullgarët janë pjesë e realitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet pranuar.

    Petkovski për këtë pyet nëse ndryshimi i Kushtetutës sonë është një gjë kaq e vogël dhe e thjeshtë, pse atëherë ndryshimi i Kushtetutës bullgare dhe përfshirja e maqedonasve në të, që është pjesë e realitetit në Republikën e Bullgarisë, është kaq e vështirë dhe gjë komplekse? A nuk janë vlera evropiane të drejtat dhe liritë civile dhe etnike.

    “Bullgaria ka obligim sipas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, i përsëritur për herë të 15-të, të njohë të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe lirinë e organizimit politik.

    Si anëtare e BE-së, pse Bullgaria nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare? A është shtet ligjor dhe demokratik sipas standardeve dhe kritereve evropiane?”, pyet Petkovski.

    Lajmi Paraprak

    Procedurë parahetimore për drejtorët e shkollave të emëruar në mënyrë të paligjshme në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ka shkruar idhulli i Apasievit, Enver Hoxha për Maqedoninë e Titos dhe maqedonasit, shqiptarët dhe flamurin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë