Petrovska: Sulmet kibernetike kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit

    Sulmet kibernetike kanë për qëllim rrëzimin e qeverive, kryesisht atyre me orientim perëndimor

    Sulmet hibride synojnë të shkaktojnë rënien e qeverive, kryesisht ato që kanë orientim perëndimor. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në emisionin “Click Plus” në TV21.

    Sipas saj, është e qartë se sulmuesi nuk dëshiron që ne të kemi një Ballkan stabil dhe paqësor.

    “Më shpesh, qëllimi i luftërave hibride apo sulmeve kibernetike është të prishin praktikisht jetën shoqërore, gjë që në fakt ndodh kur ka sulme të shpeshta. Gjithnjë e më shumë, kur knaqësia krijohet në një shoqëri, ajo plotësohet me pakënaqësi në një sferë tjetër. Qëllimi është të shkaktohet, në shumicën e rasteve, rënia e qeverive, më së shumti ato që janë të orientuara nga perëndimi”, tha Petrovska.

    Petrovska: Dëbuam qytetarë rusë për përfshirje në politikat shtetërore të vendit

    Petrovska tha se qytetarë rusë janë dëbuar për shkak të përfshirjes në politikat shtetërore të vendit. Sipas Petrovska, institucionet kishin edhe dëshmi për përfshirjen e tyre.

    “Institucionet kanë ndërmarrë hapa dhe masa për të bërë të qartë se kanë dijeni për këtë lloj veprimi”, tha Petrovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    AGJENCIA E FILLMIT | TI-MAQEDONI KONSTATON KONFLIKT INTERESI GJATË SHPËRNDARJES SË FONDEVE

    Lajmi i rradhës

    Ditë për ditë në Gjemani: Urrejtja kundër myslimanëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë