“Petulla gjigante” – metaforë e mënyrës se si korrupsioni gërryen buxhetin publik në RMV

    Sot, në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit, u vendos një instalacion vizual në formën e një petulle gjigante, me një çerek të munguar – si metaforë për mënyrën se si korrupsioni zbraz buxhetin publik çdo ditë, përcjell Nistori.

    “Çereku i humbur i petullës përfaqëson simbolikisht vrimën që korrupsioni krijon në buxhetin publik çdo ditë – fonde që zhduken në xhepa privatë në vend të arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës. Përmes kësaj performance krijuese dhe vizualisht të fuqishme, publikut iu bë thirrje të mendojë për pasojat reale të korrupsionit dhe të përfshihet në kërkimin e llogaridhënies dhe transparencës nga institucionet”, thuhet në deklaratën e OJQ-së “Analitika”.

    Ata theksojnë se ndërhyrjet krijuese publike synojnë të mobilizojnë të rinjtë dhe opinionin e gjerë në luftën kundër korrupsionit.

    Veprimi u konceptua dhe realizua në bashkëpunim me artistin Nikolla Pisarev nga Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski alarmoi: humbjet e ujit në nivel shtetëror kanë arritur në 64%

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i jep dritën jeshile medresantëve – me 80 vota kalon ligji për shkollat fetare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë