PINA: Fotografitë e gazetarëve shpërndahen në rrjetet sociale me qëllim diskreditimin e tyre

    Rezultatet e anketës së Platformës për Gazetari Hulumtuese dhe Analiza – PINA të realizuar me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup tregojnë se 81.6% e 103 gazetareve të anketuara në vend janë përballur me ngacmime online. Pyetësori të cilin e plotësuan gazetaret është pjesë e analizës së plotë nga PINA kushtuar ngacmimit online të gazetareve në vendin tonë.

    Për nevoja të analizës së PINA-s kushtuar problemit të ngacmimit në hapësirën dixhitale, krahas analizës së raporteve vendore dhe ndërkombëtare, analizave ligjore, hulumtimeve dhe publikimeve, janë realizuar edhe intervista me aktorë relevant si nga fusha e gazetarisë, ashtu edhe nga fusha dhunës mbi bazë gjinore, ndërsa është realizuar edhe një anketë të cilës i janë përgjigjur 103 gazetare, 80.6% e të cilave me mbi 10 vjet përvojë pune.

    Sipas gazetareve, në të shumtën e rasteve motiv i ngacmimit ka qenë publikimi i teksteve gazetareske për qendrat e tjera të pushtetit (56.6%), në 43.4% të rasteve për shkak të publikimit të shkrimeve personale gazetareske për zhvillimet shoqërore që kanë që kanë qenë kritike ndaj pushtetit, në 36.1% për shkak të teksteve gazetareske të publikuara për ngjarje shoqërore që kanë qenë kritike ndaj një partie. Një numër më i vogël i gazetareve kanë thënë se janë ngacmuar si rezultat i shprehjes së qëndrimeve dhe mendimeve personale për ngjarje shoqërore që kanë që kanë qenë kritike ndaj pushtetit (24.1%) dhe ndaj një partie (18.1%).

    Sipas të dhënave të hulumtimit të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të cituar në publikimin PINA-s, 64% e gazetareve janë përballur me dhunë online, nga të cilat pothuajse gjysma (47%) nuk e kanë raportuar rastin. Rezultatet e pyetësorit të PINA-s tregojnë se në vendin tonë ky numër është edhe më i lartë – 81.6% e gazetareve në vendin tonë janë përballur me ngacmime online për shkak të punës së tyre, ndërsa pothuajse gjysma (43.7%) nuk e kanë raportuar ngacmimin, ndërkohë që pjesa më e madhe e të tjerave (32%) e kanë raportuar atë në redaksinë e tyre.

    Mbi 29.7% e gazetareve kanë thënë se fotot e tyre janë shpërndarë në grupe të caktuara në rrjetet sociale me qëllim diskreditimin e tyre. 22% e gazetareve janë përballur me ndjekje online, ndërsa fushata të orkestruara janë organizuar kundër 18.7% prej tyre.

    Edhe pse numri më i madh (86.4%) i të anketuarave kanë konfirmuar se janë të informuara se në cilin institucion duhet të raportohet rasti i ngacmimit online, vetëm 25.2% i janë drejtuar institucionit kompetent. Pothuajse gjysma (41.9%) e gazetareve që kanë raportuar ngacmim dhe sulme online kanë mbetur shumë të pakënaqura nga bashkëpunimi me institucionet, ndërkohë që vetëm dy nga të anketuarat janë deklaruar si të kënaqura.

    Anketa tregon në të shumtën e rasteve (79.3%) gazetaret kanë deklaruar se nuk e njohin ngacmuesin, ndërsa 89.9% e të anketuarave janë ngacmuar në rrjetin social Facebook. Në përfundimet e analizës një nga aspektet problematike të deklaruara është mosraportimi i ngacmimeve online nga platforma Facebook.

    Për 74,3% të gazetareve, ngacmimi i përjetuar nuk ka shkaktuar ndryshime në sjelljen e mëtejshme dhe një pjesë e të anketuarave i injorojnë përmbajtjet e këtilla duke i pranuar ato si pjesë të profesionit, gjë të flet për një nivel të lartë të normalizimit të ngacmimit online.

    Siç theksoi autorja e analizës, në Festivalin Mediatik në Shkup, sulmet në hapësirën dixhitale kanë për qëllim t’i heshtin zërat e të sulmuarve dhe në mënyrë indirekte të heshtin dhe dekurajojnë ata që ndajnë të njëjtin mendim, si dhe target grupet që kanë karakteristikat identitare të ngjashme me viktimat kryesore të ngacmimit. Prandaj analiza i kushtohet gazetareve, të cilat si punonjëse mediatike janë të prekura për shkak të punës së tyre publike, por në të njëjtën kohë edhe si femra në një shoqëri patriarkale.

    Kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ngacmimeve online dominon gjuha e urrejtjes (69%), ndërkohë që në gjysmën e rasteve është demonstruar seksizëm (51.7%) dhe shovinizëm (43.7%). Sulmet në hapësirën dixhitale kalojnë edhe në kërcënime për dhunë fizike (24.1%) dhe kërcënime për jetën (19.5%). Shqetësues është edhe fakti që madje 36% e të anketuarave besojnë se janë përballur me edhe me sulme të organizuara. Analizën e detajuar të plotë të PINA-s mund të shihni këtu.

    Publikimi i parë i PINA-s „Nga normalizimi në autocensurë – Analizë e ngacmimit online ndaj gazetareve në Maqedoninë e Veriut”, para pak kohësh u promovua në Festivalin Mediatik të Shkupit i shoqëruar edhe me filmin e shkurtër dokumentar „Rrjete të rrezikshme“ , në të cilin shqyrtohen përvojat e disa gazetareve të cilat kanë qenë cak i llojeve të ndryshme të ngacmimeve online.

    Me përgatitjen e kësaj analize në kuadër të projektit „Promovimi i sigurisë së gazetareve dhe standardeve profesionale në media” i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, platforma PINA, si organizatë që që nga themelimi i saj punon për të ndryshuar vetëdijen për pozitën e gazetareve në shoqërinë në Maqedoninë e Veriut, jep kontributin e saj në përpjekje për ta aktualizuar këtë temë. Analiza është bërë për të dhënë një pasqyrë të situatës aktuale me ngacmimet dhe sulmet në internet ndaj gazetareve si një formë e dhunës mbi bazë gjinore, si dhe për të identifikuar zgjidhjet e mundshme për reduktimin dhe tejkalimin e problemit, duke përfshirë këtu edhe mekanizma dhe burime për sigurimin e një mbrojtjeje dhe ndihme adekuate.

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i vaksinimit kundër kancerit në mitër në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kërçovë / Teknologjia, shkak pse të rinjtë nuk lexojnë shumë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë