Pishina në Strugë lihet në harresë, gati dy dekada ka qenë një gërmadhë

    U desh të jetë gati në vitin 2021, por rikonstruksioni i pishinës së mbuluar në Strugë ende nuk ka përfunduar. Pishina, e cila ka qenë një gërmadhë për gati dy dekada, duhet të rikthejë notin në qytet. Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, tani me një premtim të ri.

    “Shpresoj që në dhjetor-janar do të jetë gati. Po punohet intensivisht, ka 4-5 muaj që nuk është ndalur. Shihet se ka gjëra të dukshme… Edhe një vit ka kohë për pishinën e Strugës, por do të jetë gati para kohe”, tha Naumç Mojsoski- drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

    Edhe drejtori i mëparshëm i Agjencisë, Darko Kaevski, premtonte se pishina do të rindërtohej para tre viteve.

    “Sot po bëjmë një hyrje në ndërtim, për rindërtimin e pishinës në Strugë, diçka që është paralajmëruar prej kohësh dhe që e kemi premtuar edhe me programin e qeverisë, e gjitha me synimin për vënien në funksion të kësaj pishine dhe sigurisht nga fundi i vitit 2020, në fillim të vitit 2021 do të vihet në funksion ”, pati thënë Darko Kaevski-Tetor 2019-ish-drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

    Struganët nuk janë shumë optimistë se së shpejti do të kenë një pishinë të mbyllur.

    “…Pishina ka 20 vjet që është e rrënuar dhe askush nuk do ta rregullojë. Ju garantoj, askush nuk është i interesuar. E pse nuk ka interes, sepse nuk ka kush të fusë në xhep. Nëse ka diçka për në xhep, atëherë do të ketë interes. I tillë është shteti. Gjithçka shkon në xhep. Duhet të ketë përqindje, pa përqindje nuk bëhet asgjë në këtë vend”, tha një banor i Struges.

    “Ajo pishinë nuk do të ndërtohet kurrë”. Ata vetëm premtojnë dhe gënjejnë. Nuk do të bëhet. Ata vetëm premtojnë dhe manipulojnë, por nuk bëjnë asgjë”, shtoi një banor i Strugës.

    “Në vitet e 80-ta ka pasur not masiv në Strugë. Ka pasur gara, ka pasur vaterpolo dhe shpresoj t’i kthehemi rrugëve të vjetra. Dhe shpresoj që deri në fund të vitit pishina të përfundojë, të paktën kështu është paralajmëruar dhe premtuar”, theksoi Zdravko Golabo – punëtor sportiv.

    Rindërtimi i pishinës së Strugës ka qenë një nga premtimet kryesore të partive politike në vitet e fundit pothuajse çdoherë para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ‘Epërsia e Ahmet Zogut ishte mungesa e çdo ndjesie’

    Lajmi i rradhës

    NATO-ja “duhet të bëjë më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë