Pjesëmarrja në votime për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale ka qenë më e ulëta ndonjëherë në RMV, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), përcjell Nistori.
Në zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit, të mbajtura dje, pjesëmarrja për këshillat dhe kryetarët e komunave nuk do të kalojë 50 për qind në rrethin e parë – për herë të parë deri më tani.
Sipas 99.94 për qind të votave të përpunuara nga 3,472 qendra votimi, nga gjithsej 3,474, pjesëmarrja është 48.29 për qind – niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Pjesëmarrja më e lartë në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetarë bashkie është shënuar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013, me 67 për qind. Që prej asaj kohe, ajo ka qenë në rënie të vazhdueshme: 60 për qind në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 50.57 për qind në ato të vitit 2021. /Nistori/






