Plan emergjence i BE në rast mungese të gazit

    Në BE një plan emergjence për gazin do duhet të zbusë gjendjen e krizës. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për rekomandim. Ndaj sulmit rus kundër tregut të energjisë, ky plan vlen vetëm me kushtëzime.

    Cilat rregulla vlejnë në BE, nëse gazi pakësohet?

    Nëse Rusia pas fundit të punimeve në gazsjellësin Nord Stream 1 nuk do të vazhdojë të furnizojë më me gaz, atëherë hyn në fuqi një udhëzues i BE për furnizimin me gaz. Rregullorja SOS- Security of Supply nga viti 2017. Të gjitha shtetet e BE duhet të kenë plane emergjence dhe një sistem alarmi me tri faza. Jo të gjitha qeveritë janë përgatitur në këtë formë.

    Vendet e BE ndahen në grupe rajonale, të cilat ndajnë njëkohësisht edhe rreziqet. P.sh. tek një grup bëjnë pjesë vendet balltike dhe Finlanda, që ishin plotësisht të varura nga gazi rus. Një grup tjetër, Portugalia, Spanja dhe Franca që marrin vetëm pak gaz rus, dhe nuk do prekeshin direkt nga një bllokim furnizimi. Në rast krize shtetet e BE detyrohen të tregojnë solidaritet, pra t’i japin gaz njëra-tjetrës dhe të shkëmbejnë informacione. Përveç kësaj vendet e BE duhet t’i kenë të mbushura 80% rezervat e gazit në fillim të periudhës së ngrohjes në vjeshtë. Ekspertët thonë, se në rast mungese të furnizimeve ruse bëhet i vështirë furnizimi reciprok apo mbushja e rezervave.

    Cili është roli i Gjermanisë në tregun e gazit në BE?

    Gjermania është blerësja më e madhe e gazit rus në Europë dhe një vend i rëndësishëm tranziti për gazin që transportohet përmesNord Stream 1 dhe përçuesve të tjerë. Çfarë do të ndodhte, nëse Gjermania nuk merr më gaz rus? Duhej të ndante gazin me vendet e tjera, megjithëse vetë vuan nga mungesa e gazit? Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck këto kohë negocion me vendet fqinje marrëveshje solidariteti për furnizimin në rast emergjence. “Ne duhet të kuptojmë të gjithë skenarët se çfarë ndodh. Pra kur duhet shpallur gjendja e emergjencës së mungesës së gazit, cilat hapa ndërmerren, që ta dimë saktë, se çfarë ndodh”, tha Habeck në një takim me homologun e tij çek, Josef Sikela.

    Habeck negocioi një marrëveshje me Çekinë. Mungesa e gazit duhet të administrohet në mënyrë të përbashkët, që vende të veçanta të mos goditeshin nga tarifat. Çekia e merr gazin natyror gati tërësisht nga gazsjellësit në Gjermani. Edhe Polonia furnizohet me gaz nga Gjermania përmes Nord Stream 1. Zvicra është tërësisht e varur nga furnizimet me gaz nga Gjermania.

    Do të funksionojë solidariteti në furnizimin me gaz?

    Rregullorja SOS e BE parashikon që gazi do duhet t’u ofrohet vetëm atyre shteteve që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë bërë gjithçka për reduktimin e konsumimit. Blerja apo shitja e gazit do të vazhdojë të bëhet nga furnizues pjesërisht privatë apo shtetërore. Kufizimin e çmimeve, një propozim nga Italia, BE e refuzon si joproduktive. Bullgaria që bojkotohet nga Gazpromi, lejon kalimin e gazit rus që kalon përmes gazsjellësit TurkStream në vend e çon gaz në Serbi dhe Hungari. Por a do funksiononte kjo në rast krize?

    Symbolbild Russland Nord Stream

    Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndaluar të gjitha eksportet e energjisë, pra ka hequr dorë nga solidariteti brenda BE. Një hap që eksperti Georg Zachmann nga Instituti Bruegel në Bruksel e kritikon. “Për një vend pa porte me një konsum prej 10 miliarë metër kubikë dhe një rezervë prej 3 miliardë metër kubikë, nuk jam i sigurtë nëse ky është një vendim i mençur.”

    Komisioni Europian prej kohësh rekomandon që shtetet anëtare të lidhin marrëveshje solidariteti. Deri tani Gjermania ka marrëveshje me Danimarkën, Austrinë dhe Çekinë. Ujdi të tjera ka edhe me Lituaninë, Letoninë, Finlandën, Estoninë, Italinë e Slloveninë. Një kompleksitet më vete përbëjnë edhe marrëdhëniet e pronësisë. Kështu shteti finlandez është pronar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit në Gjermani. Në rast krize, kush vend shpëton cilën sipërmarrje?

    Eurodeputeti kristiandemokrat, Markus Weber  mendon, se problemi nuk zgjidhet përmes koordinimit, sië parashikon BE. Thjesht ka shumë pak gaz në përdorim, thotë ai. “Kështu nuk ia dalim dot në dimër.”

    Çfarë bëjnë shtetet anëtare për të shmangur krizën?

    Kërkimi për alternativa po bëhet me intensitet të lartë. Shtetet balltike dhe Gjermania do të bazohen në të ardhmen tek gazi i lëngshëm nga Lindja e Afërt apo SHBA, që duhet të mbërrijë në terminalë ujorë, ende të pandërtuar. Italia blen kontigjente gazi në Algjeri dhe Azerbajxhan. Gazi shtesë nga Norvegjia, Britania e Madhe, Algjeria apo Holanda po blihet, por me çmime shumë më të larta.

    Por këto nuk do të mjaftojnë, nëse gazi rus ndërpritet, sipas Komisionit të BE (KE). Brukseli kërkon kursimin e gazit për institucione të caktuara publike. Ministri gjerman i Ekonomis, Robert Habeck, bën fjalë që në rast ekstrem, jo patjetër t’u jepet prioritet shtëpive private para industrisë. KE e paraqet javën e ardhshme planin e emergjencës. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Zjarret vazhdojnë të përhapen në Europën e mbërthyer nga vala e të nxehtit

    Lajmi i rradhës

    Migracion për shkak të ndryshimit të klimës: Kur rrezikohet shtëpia në bregdet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë