Me ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale planifikohet edhe mekanizëm për shkarkimin e kryetarit të komunës para mbarimit të mandatit. Kjo do të rritë transparencën e të përzgjedhurve nga zgjedhjet lokale. Por kjo duhet në bazë të rregullave dhe kritereve që mos të ketë keqpërdorime, deklaroi anëtari i grupit të ekspertëve që po punojnë për këto ndryshime, raportoi Telma.
“Do të mundohemi në bazë të këtij procesi të gjerë konsultimi të gjejmë zgjidhje të optimizuar ligjore, mënyrë të optimizuar që të reflektojë besimin, gjegjësisht mosbesimin e kryetarëve, që do të garantojë që në të ardhmen ajo nuk do të jetë objekt i keqpërdorimit”, deklaroi profesori Aleksandar Spasenovski, anëtar i ekipit të ekspertëve.
Procesi i ndryshimeve të Ligjit për vetëqeverisje lokale tashmë ka filluar me mbështetje të UNDP-së, ndërsa në të marrin pjesë si ekspertë vendorë, ashtu edhe ekspertë ndërkombëtarë.